Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

FOTO/ Goli i parë në Serie A, Ramadani tregon dedikimin e veçantë

Cagliari fiton duelin direkt me Empolin, Lecce merr një pikë ndaj Frosinones
Cagliari fiton duelin direkt me Empolin, Lecce merr një pikë ndaj Frosinones

Ylber Ramadani gjeti golin e parë në Serinë A pikërisht në javën e 16, duke shënuar me një goditje spektakolare ndaj Frosinones dhe duke i dhënë tre pikët Lecces, që u rikthye të fitojë pas thuajse tre muajsh.

Pas ndeshjes mesfushori shqiptar nuk e fshehu gëzimin e golit të parë të shënuar, të cilin ia dedikoi bashkëshortes, që është në pritje të ëmbël.

Lexo edhe:

“Golin tim të parë ia dedikoj së pari bashkëshortes time, që më ka qëndruar pranë dhe po presim një djalë bashkë. Më pas ua dedikoj të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë këtu, që nga dita e parë. Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Kemi luajtur një ndeshje të bukur, ndaj një rivali direkt dhe jemi të lumtur që fituam”, u shpreh mesfushori.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...