Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Foto/ Inter prezanton zyrat e reja, 5 katet e fundit të “The Corner” dhe një tarracë spektakolare

Interi ka prezantuar sot zyrat e reja, të cilat ndodhen tashmë në zonën e “Porta Nuova”, simboli i ri i Milanos globale dhe teknologjike.

Nën hashtagun “Not For Every One”, i njëjti që u përdor për prezantimin e Contes, zikaltrit treguan nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ambientet ku tashmë janë zhvendosur zyrat e reja të klubit.

Bëhet fjalë për 5 katet e fundit të kompleksit të quajtur “The Corner”, ndërsa në pronësi të klubit zikaltër është gjithashtu edhe një tarracë spektakolare, që shikon Milanon “që nga Madoninna, deri në “San Siro””.

Në ambientet e reja dominojnë ngjyrat zikaltër dhe foto të legjendave të shumta të klubit, bashkë me “palmaresin” e trofeve të panumërt, ndërsa edhe reagimet e para të fansave kanë qenë vërtetë mjaft të mira, për zyrat e reja të Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...