Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

FOTO/ Kaos me biletat e avionëve, Tottenham u kërkon falje tifozë pasi njoftoi se ndeshja me Sporting-un ishte shtyrë

Tottenham ka konfirmuar se e Champions League me Sportingun e Lisbonës do të zhvillohet, ndërsa ka kërkuar ndjesë ndaj tifozëve pasi uebfaqja e tyre zyrtare publikoi gabimisht se ky takim ishte shtyrë.

Klubi është detyruar të kërkojë falje për “gabimin teknik” që kishte lënë në panik tifozët që kishin rezervuar biletat e aeroplanëve për në Portugali.

“Spurs” përballen me skuadrën portugeze të martën në Champions League. Megjithatë 48 orë përpara kësaj sfide në faqen zyrtare të Tottenham u postua se ndeshja ishte shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë duket se ka pasur një gabim teknik, ndaj Tottenham doli në një reagim zyrtar për të qetësuar tifozët që kishin prerë biletat e avionit për të udhëtuar në drejtim të Portugalisë, duke theksuar se ky takim do zhvillohet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...