Pjesëmarrja e ulët e tifozëve në impiantet e futbollit në Shqipëri është një nga problematikat më të theksuara të futbollit shqiptar. Stadiumet duket se po braktisen gjithnjë e më shumë, teksa kësaj dukurie nuk i shpëton as elita, Abissnet Superiore.
Gjithsesi, nga Elbasani vjen një leksion edhe për Superioren duke qenë se në sfidën e sotme mes AF Elbasanit dhe Pogradecit, stadiumi Elbasan Arena do të jetë plot gjallëri. Tifozeria vendase është në përkrahje totale të skuadrës së zemrës në rrugën e saj drejt ringritjes.
Lexo edhe:
- “Nuk më njihnin as në qytetin tim”, mesfushori: Messi shkëlqen edhe në Angli, jam i mërzitshëm
- “Tallet me kundërshtarët”/ Super Mehmeti në Championship, të martën live në SuperSport
- VIDEO/ 10 sekonda mjaftojnë, në MMA një nga K.O më spektakolar
Këtë sezon, Elbasani dhe Pogradeci janë dy pretendetet kryesore për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë teksa pas 12 ndeshjes të luajtura janë në kuotë të barabartë pikësh, 32. Tashmë, edhe me mbështetjen e tifozerisë, Elbasani do të provojë të marrë maksimumin për t’u ngjitur i vetëm kryesimin.
