Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

FOTO/ Kukësi bën merkato në Bullgari, zyrtarizon mesfushorin e Septemvri Sofia

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, i cili është mesfushori Mirza Delimedjac.

Në një reagim në rrjetet sociale, “verilindorët” bëjnë me dije se 23-vjeçari ka firmosur këtë të enjte me Kukësin, duke u larguar nga klubi i Septemvri Sofia dhe nga kampionati bullgar, ku ishte transferuar në verën e 2022-shit.

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.  23-vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Mirza”-shkruan Kukësi.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e mesfushorit serb në kampionatin shqiptar, ndërsa deri në këto momente e ka zhvilluar karrierën e tij në Singapor, Serbi dhe së fundmi në Bullgari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...