Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

FOTO/ Kumbulla sakrifikon pushimet, me zor pret të rinisë me Romën

Për disa lojtarë të Romës, kjo ishte java që shënoi edhe nisjen e punës në përgatitjet për sezonin e ri. Mes atyre që janë prezantuar në Trigoria ishte edhe Marash Kumbulla.

Edhe pse kishte të drejtën për të bërë edhe një javë më tepër pushime, për shkak të impenjimeve që pati në qershor me kombëtaren shqiptare, qendërmbrojtësi vendosi të rikthehej para kohe në klub, për t’u vënë në dispozicion, me synimin e qartë që të ngjisë shkallët e hierarkisë në sytë e Jose Mourinhos.

Një vendosmëri kjo që e demonstron edhe përmes rrjeteve sociale, në të cilat Marashi ka publikuar një foto bashkë me shokun e repartit Smalling.

“Të karikuar për sezonin e ri”, shkruan Kumbulla, duke sanksionuar kështu se edhe vitin e ardhshëm do të jetë të Roma, siç kishte premtuar në konferencën e shtypit në Tiranë në prag të finales së Conference League Jose Mourinho.

Një nënshkrim ky plot domethënie edhe për mediat italiane, pasi mbrojtësi dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e rritjes që e pa protagonist në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...