Tammy Abraham u rikthye të shënojë në Serinë A pas plot 16 ditësh, pasi nuk e gjente rrugën e rrjetës që prej 27 gushtit, kur i dha Romës barazimin në “Allianz Stadium” ndaj Juventusi.
Mbrëmjen e djeshme sulmuesi anglez gjeti golin në transfertën ndaj Empolit, duke u dhënë tre pikët skuadrës së Mourinhos, ndërsa pas ndeshjes u zbulua se në tribunë kishte pasur edhe një tifozë speciale.
Bëhet fjalë për të dashurën e tij, Leah Monroe, e cila kishte vendosur të mbështesë sulmuesin nga tribuna e stadiumit dhe duket se rezultoi fatsjellëse, pasi futbollisti rigjeti golin.
