Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë nxjerrë foton e parë të vajzës së tyre të porsalindur.
Në një postim në “Instagram” çifti kanë publikuar foton ku shfaqet e gjithë familja e tyre, pra Ronaldo me të dashurën dhe fëmijët, ndërsa falenderojnë të gjithë për mbështetjen që u kanë dhuruar.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë e porsalindur janë më fund së bashku me ne. Duam t’i falenderojmë të gjithë për fjalët e mira dhe mbështetjen. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne ndjemë të gjithë dashurinë dhe respektin që ju keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që mirëpritëm në këtë botë.”-shkruhet krahas fotos.
Çifti është duke kaluar në një periudhë shumë të rëndë, pasi Georgina ishte në pritje të binjakëve, por gjatë lindjes djali nuk ia ka dalë të mbijetojë.
