Dukej një martesë idilike, por ajo mes futbollistit amerikan Tom Bradyt dhe modeles së njohur Gisele Bundchen po shkon drejt një divorci, duke habitur jo pak botën e sportit, por edhe atë rozë.
Ai është padyshim sportisti më i njohur i futbollit amerikan dhe ajo një nga modelet më të paguara në botë, ndaj shumë njerëz pyesin veten se cilat kanë qenë arsyet e divorcit, teksa mediat rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ofruar një version të tyre, duke u bazuar në deklarata të miqve të çiftit.
Fillimisht raporti mes të dyve u kris, pasi Tom Brady vendosi të rikthehet në NFL, ndonëse me herët ishte tërhequr dhe më pas gjërat u komplikuan me angazhimin e tepërt profesional të sportistit.
Si një profesionist i vërtetë, Brady ishte fanatik i regjimit sportiv dhe i mohonte vetes, e në të njëjtën kohë bashkëshortes, seksin 72 orë para çdo ndeshjeje. Pikërisht raporti seksual ka sjellë krisjen në çiftin e famshëm, që tanimë i janë drejtuar gjykatës për divorcin.
