Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

FOTO/ Modelja kroate: Më kanë shkruar shumë futbollistë, ja cili është i preferuari im

Ivana Knoll është padyshim protagonistja e aspektit rozë të Botërorit të Katarit. Modelja kroate “pushtoi” stadiumet me veshjet e saj provokuese, thuajse gjithmonë një kombinim i ngjyrave të flamurit të vendit të saj, teksa nuk ngurronte asnjëherë të nxirrte në pah hiret e saj.

Kaq mjaftoi që ajo të shtojë mbi tre milionë ndjekës në harkun kohor të një muaji, teksa jo rrallë u bë protagonist edhe duke folur për mediat të mëdha sportive botërore.

Në një intervistë të dhënë së fundi, Ivana deklaroi se është kontaktuar nga shumë futbollistë që janë të grumbulluar në Katar, teksa pranoi se nuk i ka kthyer përgjigje ende askujt.

“Më kanë shkruar shumë futbollistë gjatë Botërorit. Një pjesë e madhe e tyre janë këtu në Katar. Nuk i kam numëruar, por janë shumë, megjithatë nuk i jam përgjigjur ende asnjërit. I preferuari im është Luka Modric, kapiteni dhe frymëzimi për kroatët”, deklaroi Ivana Knoll.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...