Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FOTO/ Momente tmerri për Neymar, banditët tentojnë t’i rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, Neymar ka kaluar momente tmerri, ndërsa disa banditë kanë tentuar të rrëmbejnë partneren e tij, modelen Bruna Biancardi dhe vajzën e tyre të porsalindur.

Mediet braziliane raportojnë se ngjarja ndodhi në Cotia, në periferi të Sao Paulos në Brazil, kur tre burra të armatosur mësynë shtëpinë e prindërve të Bruna-s.

Lexo edhe: 

Fatmirësisht modelja dhe vajza e tyre që sapo ka bërë një muajshe nuk ndodheshin në objekt në atë moment. Kriminelët kishin përfituar nga mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga stuhitë e së premtes së kaluar për të hyrë në rezidencë.

Aktualisht njëri prej të arrestuarve është fqinj i familjes së Bruna Biancardi-t, teksa dy personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.

Prindërit e Brunës u morën peng, u lidhën dhe u mbyllën në një nga dhomat e shtëpisë. Kriminelët nuk gjetën para në kasafortën e shtëpisë, por morën sende të tjera me vlerë dhe u larguan.

Në rrjetet sociale, Biancardi siguroi ndjekësit se “falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Neymar nga ana tjetër ka postuar edhe një mesazh: “Ditë e trishtë, por falë Zotit të gjithë janë mirë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...