Juventus do të luajë sot në orën 20:45 ndeshjen e fundit në shtëpi atë ndaj Lazios, që është edhe raundi i parafundit për këtë sezon.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit në “Allianz Stadium” për Giorgo Chiellinin, i cili ka zgjedhur që përmes një postimi në rrjetet sociale të lajmërojë tifozerinë e “Zonjës së Vjetër” se kjo do jetë mbrëmja e lamtumirës.
“Erdhi dita, sonte do të më kalojë një vorbull emocionesh. Juve ishte gjithçka për mua. Rinia, përvoja, pjekuria ime, vullneti për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes. Numri im, por edhe ndjesitë që tani bashkëjetojnë në shpirtin tim. Gëzim, për një aventurë që përfundoi kështu, për të realizuar çdo ëndërr të imagjinueshme ose jo dhe për të mbetur përgjithmonë në historinë e këtij klubi të madh.” -shkruan kapiteni i Juves.
Mbrojtësi më tej shton se ende nuk e di se cila do jetë e ardhmja e tij, duke mos e hequr mundësinë e vazhdimësisë në një tjetër klub.
“Kështu e gjej veten përballë perëndimit më të bukur të dellit, duke u përpjekur të imagjinoj një agim të ri. Sepse udhëtimi nuk mbaron, ende nuk e di se çfarë më pret më pas. Por do të jetë një kohë dhe një histori tjetër. Nga ana tjetër kjo është koha për përshëndetjen dhe për mirënjohjen e pafundme dhe të thellë.”-shkruan ndër të tjera Chiellini.
