Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

FOTO/ Nga Broja, te Asllani e Kumbulla, ja formacioni i Shqipërisë së të ardhmes

Shqipëria e futbollit rritet, në potencial emra dhe premisa. Mbi të gjitha e ardhmja është më premtuese se kurrë. Me vështrimin para, objektivi madhor i kombëtares shqiptare dhe gjithë lëvizjes futbollistike kuqezi është Euro 2024, një destinacion drejt të cilit shkohet me një brez të pa shok talentesh.

Për ta kuptuar më mirë, shërben edhe një formacion virtual i Shqipërisë me talente që ende si kanë mbushur 22 vjeç, e madje disa prej të cilëve që tani kanë fituar kombëtaren A, duke “marrë” zemrat e publikut për të kuptuar se me çfarë brezi të artë shkohet drejt Europianin e ardhshëm.
duke filluar nga porta

Simon Simoni (Dinamo)– Ishte nja nga gjërat më të bukura të Dinamos në këtë sezon. Portier me shumë personalitet, vetëm 17 vjeç, dy ndeshjet me U-21 ndaj Çekisë dhe Anglisë treguan se është një potencial i madh për të ardhmen.

Albion Marku (Partizani) – Mund të mos ketë ende pjekurinë e duhur, por vrapon pa fund. Dy ndeshje me Shqipërinë U-21 pak ditë më parë dhe menjëherë në fushë me Partizanin ndaj Vllaznisë, do të thotë se mbrojtësi i “të kuqve” zhvilloi 3 ndeshje në 6 ditë, me një nivel të jashtëzakonshëm.

Marash Kumbulla (Roma) – Vlerat e tij nuk ia vlen të diskutohen. E ardhmja në mbrojtjen e Shqipërisë duket e sigurt nën drejtimin e tij.

Adrian Bajrami (Benfica) – Stoper me këmbën e majtë, dikur pjesë e U21-shit të Zvicrës dhe mbi të gjitha pjesë e një klubi të madh si Benfika. Fakti që erdhi tek Shqipëria është ndihmë e madhe për kuqezinjtë në të ardhmen.

Mario Mitaj (AEK Athinë) – Fakti që ka luajtur që 17 vjeç me skuadrën e parë të AEK-ut, i jep edhe me tepër vlera këtij lojtari, i cili edhe në këtë sezon ka qenë prezent në të paktën 10 ndeshje me gjigantët grekë. Ka treguar pjekuri dhe klas sa herë ka luajtur me Shqipërinë U21.

Anis Mehmeti (Wycombe) – Mesfushori i lindur në Angli, ka shënuar 7 gola deri tani në ligën e parë, është 20 vjeç dhe është një lojtar i cili ka karakteristika të veçanta.

Kristian Asllani (Empoli) – Të gjithë e kemi parë ndaj Gjeorgjisë se çfarë klasi ka në këmbët e tij. Asllani, vetëm 19 vjeç, pritet të jetë lideri në mesfushën e Shqipërisë në të ardhmen.

Renaldi Torraj (Tottenham). Pjesë e Shqipërisë U-19, Torraj është një lojtar shumë i zoti në lojën një kundër një, driblues dhe mjaft i shpejtë. Fakti që po rritet në një prej akademive më të forta në botë do të thotë që është lojtar me potencial për të ardhmen.

Ernest Muçi (Legia Varshavë) – Tifozët në Shqipëri i dinë mirë vlerat e Muçit, pasi e kanë parë të shkëlqejë tek Tirana. Edhe pse i heshtur jashtë fushe, Muçi shfaq shenja të një lideri, dhe te kombëtarja U-21 merr përsipër gjithçka duke shfaqur rol të madh protagonizmi.

Eljon Toçi (Fiorentina) – Ndonëse ka qenë vetëm në stol në disa ndeshje me skuadrën e parë të Fiorentinës, Toçi është një prej lojtarëve kryesorë te skuadra U-19, gjë të cilën e tregoi edhe në eliminatoret e fundit me Shqipërinë U-19, ku i vetëm mbajti peshën e sulmit.

Armando Broja (Southampton) – I fundit, por jo për nga rëndësia, Armando Broja. Fjalët për të janë të tepërta. Shqipëria kurrë nuk ka patur një sulmues me një potencial të tillë dhe e ardhmja është e gjitha për të.

Lista nuk mbaron me këta 11, pasi ka ende shumë lojtarë të tjerë, të rinj të talentuar, si Ramën Çepele i Hannover, Giacomo Vrioni, Jurgen Çelhaka, Marsel Ismailgeci, etj., të cilët janë ende në moshë për të luajtur me Shpresat, por premtojnë për një të ardhme të ndritur me fanellën kuqezi në të ardhmen.

Formacioni i Shqipërisë së të ardhmes:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...