E kemi parë shpesh të pozojë topless apo me të brendshme, për të reklamuar linja të ndryshme të kompanive të modës, por këtë herë Melissa Satta është shfaqur në një version tjetër, artë të njërit prej personazheve më të dashura për fëmijët.
Modelja italiane ka qenë protagoniste në inaugurimin e sezonit të ri të Gardaland Magic Halloween, një park lojërash në Ronchi të Italisë, që rri i hapur nga data 5 tetor deri më 3 nëntor.
Satta është veshur si borëbardha dhe ka shëtitur bashkë me 7 xhuxhat, por edhe me shtrigën e princin e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot e shumta me fëmijët e pranishëm në festë.
