Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

FOTO/ Nuk ishte i grumbulluar, sulmuesi kuqezi shfaqet në “Air Albania” për të ndjekur miqësoren ndaj Italisë

Ndonëse i dëmtuar prej javësh dhe jo pjesë e grupit të futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Reja për dy miqësoret e nëntorit, Rey Manaj ka fluturuar nga Anglia për në Tiranë, që të ndjekë nga afër përballjen me Italinë.

Sulmuesi kuqezi, që është pjesë e Watfordit në Championship-in anglez, është fotografuar në stadiumin “Air Albania” para ndeshjes, teksa ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të takuar edhe miqtë e tij, jo vetëm në Kombëtaren kuqezi, por edhe atë italiane.

Kujtojmë që Manaj është rritur pikërisht në Itali dhe ka njohje të shumta me një pjesë të mirë të futbollistëve të Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...