Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

FOTO/ Ofendoi tifozët, Dinamo dënon Sabien Lilajn

Klubi i Dinamos ka vendosur që të marrë masa ndaj Sabien Lilajt, pasi në përfundim të ndeshjes me Kukësin, të cilën kryeqytetasit e humbën me rezultatin 0-2, lojtari ka bërë gjeste ofenduese në drejtim të tifo-grupit “Blue Boys”.

Në një reagim në rrjetet sociale, klubi i Dinamos bën me dije se ndaj Lilajt do të merren masa administritative dhe financiare, ndërsa ndaj tifozerisë është kërkuar ndjesë për atë sjellje të pahijshme.

Ndërkohë, ditën e djelë tifo-grupi “Blue Boys” bëri thirrje për pezullimi e Sabien Lilajt, si formë dënimi, pas atij fragmenti.

Reagimi i klubit të Dinamos:

Në mbledhjen e ditës së sotme,

Futboll Club Dinamo bën me dije se ka marrë masa administrative dhe financiare ndaj lojtarit Sabien Lilaj, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme ndaj tifozëve në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

Me porosi të veçantë të presidentit Adrian Bardhi, klubi ka shqyrtuar sjelljen aspak dinjitoze të lojtarit karshi tifozëve, duke e dënuar me forcë atë. Bëjmë me dije se askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e tifozëve. Klubi Dinamo ka marrë masa ndaj lojtarit dhe u kërkon publikisht ndjesë tifozëve dhe grupimit “Blue Boys”, të cilët janë energjia dhe lojtari i 12-të i skuadrës.

Lojtari Sabien Lilaj ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar ekipin në këtë situatë të vështirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Dinamo 1950 (@fcdinamo.al)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...