Klevi Qefalia është jashtë rrezikut për jetën.
Kështu njofton klubi i Tiranës, pasi futbollisti pësoi një dëmtim të rëndë në transfertën e Egnatia-s në javën e dytë të Kategorisw Superiore.
18-vjeçari pas një goditje në kokë, mbeti i gjakosur në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës fillimisht e më pas në kryeqytet, aty edhe ku po merr trajtimin mjekësor.
Klubi i Tiranës ka reaguar në lidhje me gjendjen shëndetsore të mesfushorit Klevi Qefalia, prmes nj postimi në rrjetet sociale, ku thekson se lojtar ka lënë pas gjendjen kritike.
“Stafi mjekësor i KF Tirana, njofton se lojtari Klevi Qefalia ka kaluar tashmë gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejtë në gjendjen optimale. Një falenderim shkon për stafin mjekësor të klubit, për ndërhyrjen e shpejtë, si dhe mjekëve të spitalit të traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit.”-shkruan Tirana.
