Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

FOTO/ Përplasja me Tuchel, Conte: Ishe me fat që nuk të pashë

Derbi Londinez midis Chelsea dhe Tottenham i kaloi kufijtë e spektaklit, pasi ndeshja ofroi gjithçka për teleshikuesit. Super Gola, ritëm të jashtëzakonshëm loje, kartona të verdhë, të kuq dhe gjithashtu plot episode që do të mbahen mend gjatë në memorie.

Ndërsa për të përmbyllur një ndeshje spektakolare e cila përfundoi në barazimin 2-2,  menduan trajnerët Tuchel dhe Conte, të cilët nxehën gjakrat përsëri në shtrëngimin e duarve midis tyre, pasi çdo gjë kishte nisur, kur Tottenham gjeti golin e barazimit.

Megjithatë, midis dy trajnerve ka mbetur çdo gjë brenda kuadrit sportiv, dhe të dy e saktësuan në deklaratat pas ndeshjes, por për ta kthyer çdo gjë në qesharake ka menduar Antonio Conte.

Italiani në rrjetin social “Instagram ka thumbuar kolegun e tij për festimin e çmendur që ai bëri, kur James shënoi golin e dytë për “blutë e Londrës”.

“Ishe me fat që s’të pash… kur bëre vrapimin, ndryshe do ta kishe merituar vërtetë”-dhe e mbyll me disa emoj duke qeshur.

Premier League sapo ka nisur dhe java e dytë kulmoi me spektaklin që derbi Londinez solli për të gjithë, ndërsa përplasja e dy teknikëve, një Gjerman dhe Italian na rikthen dhe një herë në mendje spektaklin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Italisë në përballjet midis tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...