Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Foto/Përshëndetja e fundit e Rossit, “Doktori” largohet si mbret!

Fundi i një epoke dhe njëkohësisht fundi i një legjende të sportit të Moto Gp. Menjëherë pasi kaloi vijën e finishit të garës së tij të fundit në klasin mbretëror asaj të Valencias, Valentino Rossi u ndal te tribuna e verdhë aty ku ishin tifozët e tij për t’u përshëndetur me ta. Për ta pritur në atë pjesë të pistës kanë qenë të gjithë pilotët e tjerë të cilët e kanë përqafuar Doktorin për herë të fundit përpara se ai të nisë aventurën e tij në mjetet me 4 rrota.

Më pas italiani i përlotur ka bërë një xhiro rreth gjithë stadiumit i mbuluar nga tymi dhe mjete të tjera piroteknike të hedhura në pistë nga fansat e Vales. Një faleminderit për të gjithë në pistë për të shkuar më pas në bokse dhe për të festuar me të gjithë. Vetëm vendi i 10-të për Rossin në Ricardo Tormo në pistën ku Ducati realizoi një tripletë. Bagnaia u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit i ndjekur nga Jorge Martin dhe Jack Miller.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...