Milan fitoi këtë të dielë titullin e Seria A pas 11 vitesh mungesë, që është edhe titulli i 19-të në historinë e klubit “kuqezi”.
“Djalli” e siguroi trofeun e edicionit 2021-2022 në ndeshjen e fundit atë ndaj Sassuolos, të cilën Milan e fitoi në transfertë me rezultatin 0-3.
Për të festuar titullin e parë në karrierën e tij, trajneri Stefano Pioli nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale.
Ai ka bërë tatuazh numrin 19-të, brenda stemës së Seria A, që nënkupton të gjithë titujt e Milanit. Ndërkohë festa për titullin kampion do të vazhdojë ditën e sotme në orën 18:00 me skuadrën që do të parakalojë rrugët e Milanos.