Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

FOTO/ Portieri i Cadiz vrapon për të dërguar defibrilatorin te mjekët që po ndihmonin tifozin

Barcelona ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Cadiz, e cila u ndërpre për më shumë se 30 minuta, pasi një tifoz pësoi infarkt në tribunë dhe pati nevojë për ndihmën e mjekëve.

Futbollistët e të dy ekipeve pritën gjithë ankth zhvillimet në tribunë, ndërsa më gjak-ftohti duket se ishte portieri i Cadiz, Jeremias Ledesma, i cili mori çantën ku ndodhej defibrilatori dhe vrapoi drejt zonës ku ishte tifozi, për t’ua dhënë atë mjekëve.

Më pas tifozi u transportua për në spital, për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar, teksa mediat spanjolle raportojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme tashmë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...