Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

FOTO/ Prishtina rikthen mesfushorin, firmos edhe me mbrojtësin e U-21 të Shqipërisë

Klubi i Prishtinës vijon të përforcojë skuadrën, ndërsa ditën e sotme ka zyrtarizuar dy afrime të reja, njëri prej të cilëve në fakt është rikthim te “bardhekatërit”. Mërgim Pefqeli është ribashkuar, ndërsa Besir Ramadani është afrimi i ri i skuadrës së kryeqytetit të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale Prishtina bën me dije se mesfushori ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, ndërsa më herët numëron 75 paraqitje dhe 12 gola me “bardhekaltërit”. 28-vjeçari më parë ka luajtur edhe me Llapin, Trepçën ’89, Hajvalinë dhe Fushë Kosovën.

̈ ̈ !
FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.
Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës sonë ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.
Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.
28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ’89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën.
Pefqeli pas nënshkrimit të kontratës ka folur për faqen zyrtare të klubit tonë.
– Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve.
– Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë.
̈ – Tifozëve besnik të Prishtinës, “Plisave” si gjithmonë ju premtoj angazhim maksimal dhe dhënien e atomit të fundit për ngjyrat “bardhekaltër”. Bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë që të mburren me sukseset tona të përbashkëta. Hajde PRISHTINË.”-shkruan Prishtina në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër edhe Ramadani ka nënshkruar për dy vite me “bardhekaltrit”, duke bashkuar me kryeqytetasit pasi mbylli eksperiencën me Strugën, në Maqedoninë e Veriut.

Mbrojtësi 22-vjeçar kishte rol titullari te Struga, ndërsa në edicionin që u mbyll luajti në 33 ndeshje. Më herët Ramadani ka luajtur edhe me Shkupin e Gostivarin, ndërsa numëron paraqitje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

̈ !
Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina.
22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.
Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.
Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.
Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.
Ramadani për faqen zyrtare të klubit tonë është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e FC Prishtinës.
̈ ̈ ̈ – Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu.
̧̈ – Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle.
̈ – Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t’i arrijmë qëllimet.
– Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t’i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t’i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare.”-shkruan Prishtina në “Instagram”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...