Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Reali e Barça nuk do të fitojnë asgjë në të ardhmen me Benzema e Lewandowski-n”

La Liga mund të mos jetë më e mira në krahasim me Premier League, por përfundimi i nxjerrë nga “Daily Mail” në lidhje me elitën e futbollit spanjoll ishte goxha i rëndë.

Në analizën e bërë pas ndeshjes së fundit mes Barcelona-s dhe Real Madrid në “Camp Nou”, e cila përfundoi me fitoren e katalanasve (2-1) që e çoi këtë skuadër në një diferencë prej 12 pikësh në krye të renditjes, “Daily Mail” parashikon një të ardhme të keqe “në vitet e ardhshme në Evropë” për gjigantët e La Liga-s nëse referenca e tyre sulmuese vazhdojnë të jenë Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

Sa i përket Robert Lewandowskit, “Daily Mail” thekson se polaku ka barë mirë vetëm në ndeshjet e vogla, pasi sa i përket përballjeve më të rëndësishme është “zhdukur”.

Lexo edhe:

“Kur Barcelona firmosi me polakun verën e kaluar, ata i dhanë sulmuesit një kontratë 4-vjeçare pavarësisht moshës së tij. 34-vjeçari është ende golashënuesi më i mirë në La Liga, por është ngadalësuar pas Kupës së Botës dhe ditët e tij më të mira këtë sezon kanë qenë kundër skuadrave të vogla të La Liga-s. Në Evropë dhe kundër Real Madrid ka pasur më pak ndikim, cilësitë e tij nuk vihen në dyshim dhe ka bërë gjithçka që është e mundur për t’i çuar drejt titullit, por Barça nuk do të kërcënojë në Evropë në sezonet e ardhshme, nëse maja e shtizës së sulmit të saj do të jetë Lewandowski”,-shkruhet në lajmin e medias britanike.

Ndërsa sa i përket fituesit të “Topit të Artë”, Benzema dhe rrugëtimi i tij në Madrid theksohet se është drejt fundit.

“Real Madridi ka hezituar të nënshkruajë me një zëvendësues për 35-vjeçarin, duke pritur për Kylian Mbappe dhe duke shpresuar që vetë Benzema të përsërisë shkëlqimin e sezonit të kaluar. Ata nuk mund ta nisin sezonin e ardhshëm me francezin si të vetmin qendërsulmues. Nëse Mbappe nuk mund të bashkohet me madrilenët dhe nuk ka gjasa që PSG ta lërë të shkojë, ata duhet të kërkojnë diku tjetër për një numër të ri 9”,-shkruan “Daily Mail”.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...