Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

FOTO/ Rinovon me sulmuesin, Vllaznia: Nisi puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm

Vllaznia ka nisur punën për rinovimin e kontratave me lojtarët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Shkodranët kanë rinovuar me tre vite të tjera kontratën me Mehdo Çobën. Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi i “kuqebluve” në një postim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera bën me dije se 21-vjeçari është një element i rëndësishëm në ekipin e tyre.

“Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni, por ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba. Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese #MehdiÇoba me fanellën kuqeblu!”-shkruhet në reagimin e Vllaznisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...