Një nga rregullat që shkaktoi më shumë polemika në Botërorin e Katarit, ishte padyshim ai i ndalimit të konsumimit të pijeve alkoolike, pasi shumë tifozë nuk e mirëpritën dhe vijojnë të bëjnë thirrje për lejimin e birrës.
Megjithatë ashtu siç ndodh rëndom në botë, rregullat bëhen për t’u thyer dhe ata që i thyejnë janë zakonisht më të fortët, më të pasurit apo më të pushtetshmit.
Nuk mund të ndodhte ndryshe as në Katar, teksa një foto e publikuar në rrjetet sociale, dëshmon për praninë dhe konsumin e alkoolit në dhomat VIP apo lozhat e stadiumeve ku po luhet Kupa e Botës.
