Serbia e nisi me humbje Botërorin Katar 2022. Brazili i mposhti 2-0 falë dy golave të Richarlison, teksa në dhomat e zhveshjes së lojtarëve serbë nuk mungoi Kosova!
Ngjitur me fanellat e lojtarëve të Stojkovic u vendos një hartë e Kosovës me flamurin serb të mbivendosur dhe mbishkrimin: “Nuk dorëzohemi”.
Pankarta skandaloze u hap nga disa tifozë serb në shkallët e stadiumit “Lusail Iconic Stadium” gjatë zhvillimit të takimit ndaj pesë herë kampionëve të botës.
