Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

FOTO/ Skënderbeu gjen trajnerin e ri, serbi rikthehet në Korçë me rol të ri

Ivan Gvozdenoviç ka marrë drejtimin e skuadrës së Skënderbeut! Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi korçar në një postim në rrjetet sociale.

Skënderbeu thekson se Gvozdenoviç rikthehet në Korçë, por tashmë në rolin e trajnerit.

“Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht bardhekuq

Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq.

Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falenderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri.

Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit.

‘Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore’, u shpreh trajneri bardhekuq.

Mirë se vjen Ivan!”-shkruhet në postimin e Skënderbeut.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...