Featured

FOTO/ “S’të plas për titullin, për xhepin po”, tifozët e Napolit kapen edhe me presidentin

Tifozët e Napolit nuk gjejnë qetësi. Pasi hapën një pankartë kundër trajnerit Luciano Spalletti në muret e jashtme të stadiumit “Diego Maradona”, tani janë kapur me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Preferon xhepin plot në këmbim të titullit. Na zemëron fakti qe kemi një president matrapaz”, lexohet në rreshtat e zgjedhura nga Fedayn, grupimi historik që mbështet Napolin.

Ekipi i Spallettit ishte në garë për titullin kampion deri pak javë më parë, madje cilësohej si një nga kandidatët kryesorë, por Milani dhe Interi bënë më mirë në momentin e duhur, dhe Napoli ka mbetur në vend të tretë.

Titulli mungon në qytetin jugor prej vitit 1990. Tifozët kanë kohë që e presin triumfin në Serie A. Një pjesë e tyre nuk kursyen as Luciano Spallettin, të cilit i kërkojnë të japë dorëheqjen.

16-10-2021: Spalletti, do të ta rikthejmë Fiatin Panda, mjafton që të largohesh”, ishte pankarta kundër trajnerit. Shkrimi ka lidhje me ngjarjen e 16 tetorit të kaluar, kur trajnerit Spalletti i vodhën makinën e parkuar poshtë hotelit ku qëndron në Napoli.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency