Pero Pejic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Lajmin në fjalë e kanë bërë publik vet “verilindorët”, të cilët theksojnë se zv.trajneri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Ndërkohë më herët Pejic ka pasur edhe tjetër funksion te Kukësi, duke mbajtur rolin e Drejtorit Sportiv.
“FK Kukësi njofton se Pero Pejić nuk është më pjesë e klubit tonë. Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, teksa falënderojmë Pejic për kontributin e dhënë.
Sezonin e shkuar, Pejić kishte rolin e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që këtë sezon ishte ndihmës-trajner.
FALEMINDERIT PERO PEJIĆ!”-shkruan në rrjetet sociale Kukësi.
