Francesco Totti “arratiset” nga dimri në Europë dhe zbarkon në Miami për të shijuar rrezet e diellit dhe plazhin. Fotot e publikuara në rrjetet sociale, konfirmojnë se ish-kapiteni legjendar i Romës është duke kaluar pushimet me të dashurën e tij të re, Noemin.
Bashkë me çiftin, mësohet se janë edhe fëmijët e Tottit, që duket se nuk është aspak i shqetësuar nga gjyqi i divorcit me ish-bashkëshorten, Ilary Blasi.
