Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në botën e garave, më saktë në atë të Formula 3, ku humbi jetën piloti 18-vjeçar Dilano van’t Hoff.
Holandezi humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit Evropian Rajonal Formula 3.
Lexo edhe:
- Nga Rumania në Turqi, Osijek kërkon 1 mln euro për goleadorin shqiptar
- “Në dhjetë vite vetëm dy trajnerë”, CEO i Cityt zbulon suksesin: E kemi luksin të mos firmosim Rice
- Vera europiane, SuperSport sjell skuadrat nga Ilirida në shtëpitë e shqiptarëve
- Ëndrra Gjermani 2024/ Transferta në Pragë, FSHF ka një njoftim për Tifozat Kuq e Zi
Van ‘t Hoff u përplas me një makinë tjetër, si pasojë e kësaj përplasjeje u ndal në mes të pistët dhe më pas u godit nga një makinë që po vinte pas tij.
18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore dhe më pas me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
