Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

FOTO/ U tha se do largohet nga Manchester United, reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Përshëndetja e Cristiano Ronaldos me tifozët e Manchester United në ndeshjen e fundit në “Old Trafford” për këtë sezon të “Djajve të Kuq”, të cilën e fituan me rezultatin 3-0 ndaj Brentford të hënën në mbrëmje, i bëri të gjithë të besojnë se ajo ishte shenja e lamtumirës.

Në media është aluduar se portugezi do të largohet nga Manchester United këtë verë për faktin se klubi i tij nuk siguroi dot pjesëmarrjen në Champions League.

Ndërsa është edhe një sezon tjetër nën kontratë me “Djajtë e Kuq”, sulmuesi ka reaguar në “Instagram” për të qetësuar mbështetësit e United.

“Edhe njëherë mbështetje e madhe nga tribuna. Le të shfrytëzojmë këtë mundësi të ndeshjes sonë të fundit të sezonit në ‘Old Trafford’ për të falenderuar mbështetësit tanë të mrekullueshëm, të cilët duruan një sezon të vështirë pranë nesh dhe nuk na braktisën kurrë. Faleminderit djema, mbështetja juaj do të thotë bota për ne dhe qëllimi ynë është të bëhemi më të mirë çdo ditë, në mënyrë që të arrijmë atë që të gjithë duam: Lavdi. Të bashkuar.”-shkruan Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...