Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FOTO/ “Vajza” e Fabregas “ngre temperaturat” në Como

Blerja e Cesc Fabregas është padyshim publiciteti më i mirë për skuadrën e Comos, që këtë sezon ka objektiva madhorë, pasi synon të rikthehet në Serinë A, aty ku mungon që prej sezonit 2002-2003, plot 20 vite më parë.

Megjithatë mesfushori spanjoll nuk vjen vetëm në qytetin liqenor italian, pasi bashkë me të kanë zbarkuar në Como edhe bashkëshortja e tij, modelja 47-vjeçare Daniela Semaan Fabregas, si dhe vajza e saj nga martesa e parë, Maria.

Të dyja kanë pozuar me foton e Comos dhe nuk e kanë fsheshur dashurinë për stadiumin e liqenin, vendet e para që kanë vizituar pas mbërritjes në Itali.

Maria është vajza e milionerit Elie Taktouk dhe numëron qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale, teksa bashkë me të ëmën, Danielën, pritet të kontribuojnë jo pak për të shtuar fansat e Comos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...