Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

FOTO/ Vidhet shtëpia luksoze e David dhe Victoria Beckham, e pabesueshme çfarë mori hajduti

Shtëpia e David Beckham në Londër ka rënë pre e hajdutëve, ndërsa gruaja e tij Victoria dhe vajza Harper ndodheshin në ato momente aty.

Ato dyja nuk kanë kuptuar asgjë, ndërsa vjedhja u zbulua nga djali i çiftit, Cruz, i cili u kthye në shtëpi në “Holland Park”, pasi kishte dalë me miqtë e tij në mbrëmje.

Mediat britanike raportojnë se Cruz kishte vënë se një nga dhomat ishte kthyer përmbys, pastaj kishte parë një dritare me xham të thyer, përmes së cilës supozohet se kishte hyrë hajduti, i cili kishte vjedhur veshje dhe pajisje elektronike.

Familja Beckham nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, por burime pranë tyre thonë se janë të tronditur nga kjo ndodhi e rëndë, që i kërcënon sigurinë.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e 28 shkurtit, ndërsa denoncimi është bërë të nesërmen. Policia është duke vijuar hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...