Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

FOTO/ Vizitë suprizë për Barçën, dy ish-lojtarë i bashkohen në Miami

FC Barcelona's forward (center with ball) Pierre-Emeric Aubameyang practice during the team training session at Inter Miami training facility on Sunday, June 17, 2022 in Fort Lauderdale. Andrew Uloza / for THE MIAMI HERALD

Qyteti i Miamit është “paralizuar”, me Barcelonën e cila do të luajë një ndeshje miqësore kundër Inter Miami të martën, skuadrës së David Beckham që duket se dalëngadalë po merr formën e saj më të mirë falë zgjimit të Gonzalo Higuain.

Pas mbërritjes surprizë të sulmuesit Robert Lewandowski në Florida për t’iu bashkuar skuadrës “Blaugrana”, surprizat nuk mbaruan për ekipin e Xavi Hernandez.

Skuadra u ribashkua me dy ish-lojtarë të saj , Sergio ‘Kun’ Aguero dhe Thierry Henry, të dy që nuk janë më pjesë e futbollit të luajtur.

Pas seancës së dytë stërvitore në tokën amerikane, klubi organizoi një “Meet & Greet” në të cilin morën pjesë disa artistë, gjashtë lojtarë të Barçës dhe dy ish-lojtarët e lartpërmendur.

Henry, i cili ishte lojtar i ekipit të parë të Barçës nga viti 2007 deri në 2010, jeton në Shtetet e Bashkuara dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar disa nga ish-shokët e tij të skuadrës, të cilët janë aktualisht në Miami për një turne që përfshin ndeshje kundër Inter Miami, Real Madrid, Juventus dhe New York Red Bulls.

Nga ana tjetër, Aguero, i cili u tërhoq nga futbolli pasi shfaqi probleme në zemër dhe ishte pjesë e Barçës në sezonin e fundit, aktualisht po jeton në qytetin e Floridës, dhe duke shfrytëzuar rastin ai vizitoi ish-skuadrën dhe i uroi asaj suksese.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...