Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

FOTO/ Vllaznia afron një tjetër futbollist, “e zyrtarizon” kapiteni Gurishta

Herald Marku është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Në pritje të zyrtarizimit nga klubi, ka qenë kapiteni Erdenis Gurishta, ai që ka dhënë lajmin e madh në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit në Shkodër.

“Mirë se vjen në shtëpinë tënde”, shkruante kapiteni në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto të tij me Markun duke festuar triumfin në Kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-2021, pasi dihet tashmë që të dy janë shumë miq.

Marku rikthehet kështu në Shkodër pas vetëm një sezoni te Partizani, ku nuk gjeti hapësira dhe duket se ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e kuq, për të prishur para kohe kontratën 2-vjeçare që i mbante të lidhura palët.

Herald Marku ka qenë pjesë e Vllaznisë edhe në periudhën 2019-2021, duke luajtur plot 63 ndeshje, gjatë të cilave shënoi 4 gola dhe asistoi 8 të tjerë, ndërsa verën e kaluar u largua si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Partizanit.

Por hapësirat e pakta në sezonin që lamë pas dhe afrimet e shumta në mesfushë nga ana e të kuqve, kanë bindur Markun të rikthehet në Shkodër, aty ku synon të gjejë sërish formën e tij më të mirë. Sakaq, klubi i Partizanit ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Markun ndërsa ky vendim ka ardhur me mirëkuptimin e të dyja palëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...