FOTO+VIDEO/ Koreografi spektakolare në “Air Albania”, tifozët ndezin atmosferën me mjete piroteknike

Zbritja e lojtarëve të Romës dhe Feyenoordit në fushën e “Air Albania” u shoqërua nga një atmosferë elektrizuese.
Spektakolare koreografitë e tifozëve italianë dhe holandezë, sidomos në pjesët pas porte, aty ku janë vendosur edhe ultrasit.
Flamuj dhe shumë mjete piroteknike, teksa tifozët e Romës kishin përgatitur një koreografi ku lexohej: “Roma 1927” me flamujt verdhekuq dhe anash flamurin italian.
