Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Frank dhe Claire Williams, braktisin skuadrën angleze!

Frank dhe Claire Williams largohen nga ekipi legjendar Williams. Padroni i famshëm i skuadrës legjendare britanike, bashkë me vajzën e tij do ta lënë përfundimisht këtë fundjavë pas Çmimit të Madh të Italisë, ekipin që krijoi po vetë veterani katër dekada më parë. Sir Franku e krijoi ekipin Williams në vitin e largët 1977 dhe e shndërroi në një ndër skuadrat më të forta në historinë e Formulës 1, megjithatë pas një periudhe të gjatë dhe tepër të vështirë të përjetur sidomos në vitet e fundit ekipi ndërroi duar dhe muajin e kaluar iu shit Grupit Investitor nga Shtetet e Bashkuara Dorilton Capital. Për rrjedhojë Frank Williams dhe vajza e tij që ishte në funksionin e zëvendëses vendosën që të japin dorëheqjen dhe të largohen përfundimisht nga ky ekip. Skuadra Williams numëron plot 9 tituj në botërorin e konstruktorëve dhe në këtë lloj klasifikimi ekipi i famshëm britanik renditet në vendin e dytë, pas vetëm skuderisë italiane Ferrari, që kryeson me plot 16 trofe, ndërsa prapa pozicionohen ekipet Mclaren dhe Lotus respektivisht me nga 8 dhe 7 tituj, ndërkohë ekipi Mercedes falë gjashtë kampionateve të fituar radhazi është katapultuar në vendin e pestë.

Përveç 9 titujve për konstruktorë ekipi Williams krenohet edhe me 7 trofe të fituar nga pilotët e kësaj skuadre, i fundit i siguruar nga piloti kanadez Jacques Villeneuve, në vitin 1997 me motor Renault. Pikërisht në atë periudhë ka qenë edhe koha e artë për këtë ekip dhe për hir të së vërtetës vitet 80, 90 janë dominuar pikërisht nga skuadra e famshme, me bazë në Oxfordshire. Ekipi britanik në fakt nuk fiton një garë në Formula 1, që nga maji I vitit 2012, kur piloti venezuelian Pastor Maldonado fitoi garën e Çmimit të Madh të Spanjës, në Katalunjë. Sezonin e kaluar ekipi Williams e mbylli sezonin me thjesht një pikë të vetme, falë një vendi të dhjetë në Cmimin e Madh të Gjermanisë, ndërsa në vitin 2018 skuadra britanike grumbulloi 7 pikë, por gjithsesi nuk u rendit në vendin e fundit, sepse aty rrëshqiti skuadra Sahara Force India, së cilës iu hoqën fare 59 pikët e fituara deri edhe në garën e 12, kur asetet e ekipit indian u blenë nga pronarët e skuadrës së re që u krijua me emrin Force India– Mercedes.

Humbjet e rënda në aspektin financiar e shtrënguan familjen Williams për të kërkuar investitorë të rinj, e për rrjedhojë një situatë e tillë i shtrëngoi ata për të bërë mënjanë, duke liruar rrugën për blerësit e rinj. Claire Williams mori drejtimin e ekipit që në vitin 2013 dhe 44-vjeçarja deklaroi se me të ardhmen e skuadrës në duar të sigurta, kjo ishte pikërisht koha e duhur për t’u tërhequr përfundimisht nga ky sport. E bija e padronit Frank Williams shprehu kënaqësinë që i ka dhënë ky ekip familjes, si dhe foli gjithashtu edhe për sukseset e mëdha si dhe emrin e lavdishëm që lë prapa në historinë e Formulës 1. Ajo shtoi se kjo mund të ngjasojë me fundin e një epoke, por në fakt sipas saj duhet konsideruar si fillimi i një ere të re ndryshimesh për ekipin Williams Racing dhe Claire i uroi një të ardhme të mbushur plot suksese drejtuesve të rinj.

Në krahun tjetër drejtuesi i Dorilton Capital Matthew Savage shpjegoi se grupi që ai përfaqëson e respekton në maksimum vendimin e familjes Williams për t’u tërhequr përfundimisht nga ky ekip, pasi u sigurua më parë që skuadra është në duar të sigurta. Savage deklaroi se të gjithë në ekip do të vazhdojnë të mbajnë me krenari këtë emër të famshëm dhe pak a shumë të njëjtën gjë shtoi edhe piloti britanik George Russell që kujtoi se historia e lavdishme e kësaj skuadre do të vazhdojë të mbetet e njëjtë. Frank Williams e themeloi grupin Williams Grand Prix Engineering në vitin 1977 bashkë me mikun e tij Patrick Head dhe të dy i dhanë jetë një bashkëpunimi të frytshëm, që konsiderohet si ndër më të suksesshmit në botën e Formulës 1.

Dyshja e pandarë u identifikua edhe me rolet e veçanta: Frank Williams si bosi i ekipit, ndërsa Patrick Head u bë drejtori teknik i skuadrës. Si rezultat kjo dyshe ka një meritë të jashtëzakonshme për krijimin e disa makinave tepër të suksesshme që dominuan ndër vite këtë sport. Garën e parë skuadra e fitoi pikërisht në vitin 1979 në Mbretërinë e Bashkuar, me anë të pilotit italian Clay Regazzoni, që më vonë pas një aksidenti të rëndë mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë, ndërsa një vit më vonë australiani Alen Jones përvecse fitoi titullin e parë të pilotëve me Fordin e tij Cosëorthe ndihmoi gjithashtu edhe skuadrën për të triumfuar në kampionatin e konstruktorëve.

Përveçse biznesmen i suksesshëm Frank Williams ka qenë gjithashtu edhe ish-pilot i garave me makina, madje në të kaluarën është shtrënguar për të punuar edhe si mekanik. Sir Frank Ëilliams pësoi një aksident me makinë në vitin 1986 në Francë dhe përfundoi në një karrocë me rrota si tetraplegjik, por kurrë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për botën e Formulës 1. Me ekipin Williams u kurorëzua si kampionë bote Keke Rosberg, babai i Nikos, që pak vite më parë mposhti me të njëjtën makinë britanikun Lewis Hamilton, përpara se të tërhiqej përfundimisht në mënyrë krejtësisht të habitshme nga garat, por gjithashtu edhe braziliani Nelson Piquet, britaniku Nigel Mansell, francezi legjendar Alain Prost, ndërsa titujt e fundit u fituan në vitet 1996 e 1997 nga Damon Hill dhe Jacques Villeneuve.

Ekipi Williams është i famshëm për krijimin e disa makinave fenomenale në epoka të ndryshme, falë një teknologjie vërtet tepër të përparuar, makina që në fakt shërbyen për të ngritur shumë lart stekën për kohën, pa harruar më pas, që emra të tillë të rëndësishëm si Adrian Newey dhe Ross Brown kanë dalë pikërisht nga gjiri i skuadrës së famshme britanike me bazë në Oxfordshire.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...