Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Bie Belgjika, Franca “rrëmben” Kupën Davis

Kupa Davis për Vitin 2017 vishet me tre ngjyra, blu, të bardhë dhe të kuqe. Franca fitoi për herë të 10-t në historinë e saj këtë kompeticion pasi triumfoi 3-2 me ndeshje ndaj Belgjikës për meritë edhe të Lucas Pouille që në sfidën e fundit dhe atë që vendosi fatet e trofeut mposhti Steve Darcis. Një sukses i merituar i Francës dhe që nuk lë vend për interpretime pasi Pouille tregoi gjithë klasin e tij duke fituar 3-0 me sete me shifrat 6-3 6-1 6-0. Ishte e pritshëm suksesi i francezëve në këtë edicion të Kupës Davis duket patur parasysh faktin që në finalen e madhe përballë ishte Belgjika. Pas 16 vitesh mungesë përfaqësuesja e “gjelave”, triumfoi sërish në këtë kompeticion. Finalja e 5-t nuk kishte pothuajse fare histori, pasi numri 18 i botës, Lucas Pouille ishte i papërballueshëm për Darcis. David Goffin bëri gjithçka kishte në dorë për ta çuar trofeun e Kupës Davis në Belgjikë pasi fitoi dy sfidat e tij respektive, takimin e parë ndaj Lucas Pouille, 3-0 me sete dhe sfidën e 4-t të finales ndaj Jo Wilfried Tsongas me të njëjtat shifra. Por numri 7 i botës i cili po kalon një moment të artë në karrierën e tij nuk u mbështet nga shokët e skuadrës pasi Darcis humbi të dyja sfida e tij në lojën teke ndërsa Bemelmans dhe De Loore u mposhtën në lojën dyshe nga Gasquet e Herbert. Në Lille pas pikës së fundit të fituar nga Pouille ndaj Darcis me marsejezën e famshme në sfond të gjithë protagonistët bashkë me tifozët shpërthyen në lot gëzimi për një sukses të merituar të Francës në Kupën Davis.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...