Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Franca na prish festën, kuqezinjtë e përurojnë me humbje stadiumin e ri!

Franca i prish festën e inagurimit të stadiumit të ri “Air Albania” Shqipërisë. Gjelat treguan superioritetin e tyre ndaj kuqezinjëve të Rejas duke fituar 0-2 në një ndeshje të luajtur më mirë dhe të zgjidhur shumë shpejt nga skuadra e Didier Deschamps. Tolisso në minutën e 9-të dhe Griezmann në minutën e 30-të shënuan dy golat e fitores për kampionët e botës të cilët goditën edhe një shtyllë me Giroud në pjesën e dytë. Shqipëria nuk arriti tu jepte as kënaqësinë e festimit të golit të parë në stadiumin e ri tifozëve kuqezi të cilët krijuan një atmosferë vërtetë fantastike. Balaj dhe Manaj me shokë ishin të pafuqishëm për të bërë diçka edhe pse u përpoqën me të gjitha mënyrat, por dëshira nuk mjaftoi. Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Reja uli në stol Qosen dhe Lenjanin për Memushajn dhe Roshin që i dhanë freski sulmit por pa mundur dot të gjejnë golin edhe pse mesfushori vlonjat iu afrua në disa raste. Në fund festa ishte për ata pak tifozë francezë që ishin të pranishëm në “Air Albania Stadium”, me Francën që e mbylli grupin H në kuotën e 25 pikëve, e ndjekur nga Turqia me 23 dhe Islanda me 19 që fituan ndeshjet e tyre në transfertë respektivisht ndaj Andorrës 0-2 dhe Moldavisë 1-2. Për Shqipërinë vetëm 13 pikë pas 10 ndeshjesh. Nuk ka rekord pikësh për kuqezinjtë të cilët i mbyllën në vendin e 4-t dhe në mënyrën më të keqe të mundshme këto eliminatore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...