Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Franca në alarm për Benzema dhe Mbappe

Karim Benzema sërish nuk do të jetë i gatshëm për Real Madrid në sfidën e fundit përpara Botërorit, përball Cadiz.  Kjo do të jetë ndeshja e katër radhazi në La Liga që lojtari më i mirë në botë nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Carlo Anceloti.

Benzema vijon të vuajë një shqetësim në muskuj që po e mban jashtë fushave prej disa javësh, ndërsa alarmi në Francë është ndezuar vetëm pak ditë përpara Kupës së Botës.

Përveç Benzema edhe Kylian Mbappe shfaqi një problem në sfidën e fundit të Paris Saint-German përball Lorient, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Megjithatë të dy lojtarët do të jenë pjesë e listës së Francës në Katar, por problemi kryesor është forma e tyre, pasi Franca shpreson shumë se Benzema dhe Mbappe do të jenë shtyllat kryesor të skuadrës për të mbrojtur Kupën e Botës.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Deschamps pritet të zbardhet së shpejti. Franca fushatën e saj do ta nisë me 22 nëntor në sfidën e parë përballë Australisë. Më pas kampionët e botës do të luajnë kundër Danimarkës dhe Tunizisë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...