Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Franca, situata e grupit para finales Katar 2022

Alarmi mbetet, të paktën kështu duket për Rabiot dhe Upamecano që humbën gjysmëfinalen e Botërorit për shkak të një gjendjeje të papritur gripale. Sipas Federatës Franceze nuk bëhet fjalë për Covid por për një grip të thjeshtë të shkaktuar nga ndryshimet e temperaturës, edhe për shkak të ajrit të kondicionuar në stadiume. Por nëse Rabiot dhe Upemacano janë rikthyer në stërvitje, dy lojtarë të tjerë , Varane e Konate janë sëmurur dhe janë nën survejimin e ekipit mjekësor. Sipas burimeve brenda grupit gjendja e tyre nuk është alarmuese.

Mesfushori i Juventusit të mërkurën, as nuk u grumbullua për sfidën me Marokun, në stol ndërkohë qëndroi qendërmbrojtësi i Bayern-it të Munihut, që nuk u fut në fushë. Nëse të dy lojtarët të en jten u kthyen në stërvitje ndryshe ndodhi me Kingsley Coman që qëndroi në hotel. Trajneri Didier Deschamps nuk u shfaq i shqetësuar, dhe përjashtoi mundësinë që të bëhej fjalë për një infektim me Covid, por në grumbullimin e Francës u rikthyen maskat dhe xheli dezinfektues, ndërsa lojtarëve ju është kërkuar të mos i japin dorën njëri tjetrit për tu përshëndetur. Mes atyre që nuk ndihet mirë është dhe lojtari i Milanit Theo Hernandez, por ky për shkak të një goditjeje që ka marrë në gjysmëfinale. Stafi mjekësor ndërkohë po ndjek edhe Giroud, Griezmann dhe Mbappe për shqetësime  që nuk janë të rëndësishme.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...