Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

France Football zbulon prapaskenën, CR7 do të linte Juven për PSG para pandemisë!

Cristiano Ronaldo vetëm pak ditë më parë i konfirmoi besnikërinë e tij Juventusit, duke theksuar se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë. Pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra në mendjen e yllit portugez i cili përpara pandemisë kishte vendosur të largohej nga Juventusi për t’u transferuar te Paris Saint Germain pasi nuk ndihej më i lumtur në Torino.

Prapaskena e bujshme është zbuluar nga revista franceze France Football që raporton se sulmuesi u mendua mirë për të bërë një tjetër transferim. Ai ëndërronte dhe dëshironte shumë që të luante në një skuadër me yje si Neymar dhe Kylian Mbappe. Ronaldo gjithashtu mban kujtime të bukura nga Parisi, ku ka fituar edhe Europianin në vitin 2016.

Ai u mërzit shumë që në muajin tetor me bardhezinjtë. Gjithçka ndodhi pas fitores 2-1 që Juventusi regjistroi në Champions League kundër Lokomotiv Moscow. Paraqitja e skuadrës ishte nën nivel dhe portugezi në njëfarë mënyrë po humbte besimin se mund të fitonte gjëra të rëndësishme dhe kjo nënkupton triumfin në Champions.  Edhe pse tashmë 35-vjeçar Ronaldo zhvilloi një sezon fantastik me Juventusi teksa i ndihmoi bardhezinjtë të fitonin titullin e 9-të radhazi me 31 gola dhe 5 asiste në Serie A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...