Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Francë-Slloveni dhe SHBA-Australi, dy gjysmëfinalet e basketbollit të meshkujve!

Asnjë surprizë në çerekfinalet e basketbollit të meshkujve në Tokyo 2020. Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë edhe ekipi favorit për medaljen e artë u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën me rezultatin 95-81 Spanjën, për meritë edhe të Kevin Durant autor i 29 pikëve. Në krahun tjetër shkëlqeu Ricky Rubio me 38 pikë por paraqitja fantastike e 30-vjeçarit të Cleveland Cavaliers nuk i mjaftoi La Rojas. Respektoi pritshmëritë Franca që mposhti me shifrat 84-75 Italinë falë dhe 22 pikëve e 9 rebound të Rudy Gobert, ndërkohë që Sllovenia kaloi lehtësisht Gjermaninë 94-70 ashtu si edhe Australia që mposhti pa vështirësi Argjentinën 97-59. Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Slloveninë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Australinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...