Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Francës i çjerrin maskën”/ Fillon procesi ndaj “gjelave”, kërkohet Zidane!

“Të demaskuar” apo thënë më shqip Francës i çjerrin maskën. Është ky titulli elokuent i “L’Equipe”, ditën pas eliminimit të Francës në gjysmëfinale të Europianit. Një dalje e hidhur nga skena që vë në diskutim disa elementë. Ndoshta vetë udhëheqjen e Didier Deschamps , pavarësisht se arriti objektivin e gjysmëfinales, të fiksuar nga Presidenti Philippe Diallo, që nuk është që i rinovoi kontratën deri në 2026 pas finales së Botërorit të humbur ndaj Argjentinës në 2022 në Katar. Një turni sigurisht me më shumë shkëlqim për sa  i përket lojës se ai në Gjermani dhe që bëri që të largohej nga stoli në atë kohë hija e Zinedine Zidane.

FUNERALI

I ashpër komenti i Vincent Duluc, firmë e parë e të përditshmes sportive “L’Equipe” ku shkruan për një ndeshje “të keqe”, të humbur për “pamjaftueshmëri” entuziazmi nga ana e një skuadre që tregoi deri në fund “versionin e pakompletuar të vetvetes”, e shoqëruar si në një “funeral” nga “pengje” të paevitueshme. Disfata me Spanjën është “një dështim i thellë dhe i dhimbshëm”, pasi “skuadra më e mirë e dy botërorëve të fundit”, u nxor jashtë loje si të ishin nxënës nga Spanja.

Ky Europian ishte “një dështim ofensiv i përkeqësuar nga perëndimi i Giroud e Griezman, nga vështirësitë e Mbappe dhe kokëfortësia e Deschamps për të kufizuar kohën e aktivizimit të Barcola”. Në sintezë Franca mori “një leksion futbolli”, ose një “leksion spanjishteje” siç shkruan me ironi e përditshmja kryeqytetase Le Parisien. Për L’Equipe është më mirë te evitohen mendimet për Botërorin pa reflektuar për atë se çfarë ndodhi.

Lexo edhe:

KRITIKAT

Përtej “mea culpa-s” së Griezman dhe mbi të gjitha të kapitenit Mbappe, i akuzuari kryesor mbetet Deschamps, dështimi i të cilit nuk mund të kamuflohet nga ai i sulmuesve të tij, shkruan L’Equipe, duke u larguar nga Gjermania pa gjetur zgjidhjen më të mirë për gjetjen e golit. Franca shënoi shumë pak, duke prodhuar një lojë shpesh të kritikuar ashpër në atdhe dhe jo vetëm. Kualifikimi në gjysmëfinale kishte qetësuar ujërat në ditët e kaluara, pavarësisht se trajneri në detyrë që nga 2012 mori publikisht përgjegjësitë e disfatës duke saktësuar;

“Lojtarët e mi nuk ishin të gjithë në 100% por duhej të ishim në maksimum dhe përkundrazi ishim poshtë pritshmërive. Nuk kërkoj shfajësim, por arritëm në gjysmëfinale. Kushdo mund të bëjë analizën e tij. Botërori i 2026? Pyesni Presidentin”.

PADEL

Drejtuesi i Federatës kishte konfirmuar Deschamps një muaj më parë duke deklaruar “sepse ka një kontratë që skadon në 2026 dhe sepse rezultatet janë në favor të tij”. Por ndërkohë në Francë ngrihen sërish zërat për të kërkuar dorëheqjen, siç bën hapur editorialisti i RMC Sport Danier Riolo që u shpreh “Deschamps le të shkojë të luajë padel”. Të shumtë janë ata që mbështesin kandidaturën e Zidane që po pret radhën që kur la stolin e Real Madrid në 2021. Debati sapo ka nisur.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...