Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Francezi Kevin Mayer fiton garën e veçantë të Triatlonit

Kevin Mayer fitoi garën e veçantë të triatlonit, të mbajtur mes 3 sportistëve më të mëdhenj të këtij sporti nga oborri i shtëpisë së tyre. Gara e cila u zhvillua në 3 vende të ndryshe dhe në 2 kontinente, pa fitues Mayerin, që garoi nga kopshti i shtëpisë së tij në Montepellier të Francës duke mposhtur kampionin e botës gjermanin Niklas Kaul dhe fituesin e medaljes së argjendtë në Botëror, estonezin Maicel Uibo, me dy të fundit që garuan respektivisht nga Mainz dhe Clermont i Floridas në ShBA.

Gara mes sportistëve fillimisht përfshiu kërcimin me shkop, ku brenda 10 minutave duhej kapërcyer pengesa mbi 4 metra sa më shumë herë. Ndërkohë që gara e dytë parashikonte hedhjen e gjyles në një distancë prej 12 metrash sa më tepër herë brenda të njëjtës kohë prej 10 minutash.

Ndërkohë që gara e tretë parashikonte një vrapim prej një distance prej 20 metrash, për t’u përshkruar sa më tepër brenda të njëjtës kohë të zakonshme prej 10 minutash, me atletët që grumbullonin pikë për çdo përshkim distance. Në fund Mayer mundi të grumbullojë 71 pikë në total, ndërsa Kaul dhe Uibo morën të dytë nga 63 pikë në këtë garë të veçantë triatloni nga oborri i shtëpisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...