Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Franck Kessie, një hap larg Barcelonës/ Mesfushori kalon testet mjekësore

Franck Kessie ka bërë një hap përpara drejt transferimit në “Camp Nou”. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka përfituar nga pauza e kampionatit, për të udhëtuar drejt Luganos, ku ditën e hënë ka përfunduar ekzaminimet e tij mjekësore me Barcelonën. Marrëveshja midis klubit katalanas dhe mesfushorit të Milan-it ishte arritur pak ditë më parë dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me 25-vjeçarin i cili do të përfitojë 6.5 milionë euro në vit, ndërsa kontrata do të përfundojë në javët në vijim.

Franck Kessie dhe Milan, prej kohësh ishin në negociata të vazhdueshme, por kërkesat e lojtarit u konsideruan të larta nga drejtuesit e klubit dhe tashmë nuk ka asnjë kthim pas. Me largimin e mesfushorit, asnjë lojtarë i epokës së drejtuesve kinez, nuk do të jetë pjesë e Milan-it sezonin e ardhshëm, ndërsa në krahun tjetër Barcelona, përforcon ndjeshëm repartin e mesfushës, me cilësi dhe muskuj.

Franck Kessie u bashkua me Milan-in në verën e vitit 2017 nga Atalanta, ndërsa në total, në të gjitha kompeticionet, ai numëron 214 ndeshje dhe 36 gola me 18 herë kampionët e Italisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...