Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Franco Lerda: Skema 4-3-3, dua një Partizan sulmues

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, në një intervistë për SuperSport foli për përgatitjet e deritanishme të të kuqve para përplasjes së dyfishtë me Qarabagun në Champions. Tekniku italian shpjegoi se tashmë e njeh më mirë skuadrën.

“Jam i bindur se kjo skuadër do të ketë vazhdimësi. Si presidenti dhe drejtori më kanë prekur telat e duhur për të pranuar. Një sfidë në një klub të rëndësishëm që kërkon vazhdimësi pas shumë vitesh pa fituar.

Informacionet e pakta: Kam pasur mundësi t’i njihja djemtë. Disa i kisha parë por tani kam mendim tjetër. Kemi punuar nga ana fizike dhe kemi dy ndeshje të rëndësishme. Nuk jemi niveli top, pasi kemi ndeshje të vështira, por kemi besim të plotë se do të bëjmë mirë.

Të rinjtë dhe eksperienca:  Nëse lojtarët janë të mirë, mosha është gjëja e fundit që ka rëndësi.

Moduli i lojës: Le të themi se 4-3-3 e kam preferuar për futbollistët që kam. Do të vazhdojmë kështu dhe dua të shoh skuadër sulmuese. Duhet ta përgatisim mirë ndeshjen, duke studiuar kundërshtarin dhe të jemi gati kur sulmojmë, e të mbrojmë si duhet portën tonë.

Jeta jashtë futbollit: Përditshmëria është normale. E dua familjen dhe i ndaj problemet me gruan e prindërit, por në fund vendos vetë. Jam trajner që e përgatis skuadrën në mënyrën time. Jam bashkëpunues dhe dua të di çfarë pretendojnë ata. Kërkoj shumë nga ata dhe nëse kemi objektiv duhet të punojmë për ta realizuar.

Koha e lirë:. Dua të shëtit dhe të njoh kulturën. Dua të njoh qytetin dhe të njoh jetën e njerëzve. Dua ta vizitoj Tiranën sapo të kem mundësi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...