Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Frank Lampard piketon kapitenin kuqezi, në Londër verën e ardhshme

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Anglia për futbollistin e Napolit dhe të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. Sipas “Daily Express”, trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, e ka shqiptarin objektiv kryesor të merkatos për verën e ardhshme.

Në fakt, po sipas kësaj të përditshmeje angleze, 25-vjeçari ka qenë objektiv i bluve të Londrës gjatë 18 muajve të fundit, por bisedimet nuk kanë patur sukses.

Drejtuesit e Chelsea-t po planifikojnë sulmin përfundimtar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit sapo të përfundojë pezullimi i merkatos që Chelsea ka marrë si dënim nga FIFA.

Klubi i Premier League-s nuk mund të blejë futbollistë as gjatë merkatos së janarit, kështu që Hysaj mund të zbarkojë në “Samford Bridge” vetëm verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...