Bundesliga

Frankfurti rrëshket në renditje, pëson një tjetër humbje në shtëpi!

Viti 2022 ka nisur në mënyrën më të keqe për Eintracht Frankfurt që pësoi një tjetër humbje në shtëpi e dyta radhazi, pasi u mposht nga Arminia Bielefeld në sfidën që hapi javën e 20-të Bundesligas.

Dy golat që vendosën ndeshjen në favor të miqëve u realizuan që në pjesën e parë, fillimisht nga Wimmer në minutën e 5-të dhe më pas nga Schopf në të 27-ën i cili dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Arminia iu largua zonës së rrezikut ndërkohë që Frankfurti që në 3 ndeshjet e para të këtij viti ka grumbulluar vetëm 1 pikë, rrëshket edhe shumë në renditje duke iu larguar zonës Champions.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency